Home > BOTA

Franca rikthen masat e COVID-19 pas rritjes të infeksioneve në vend

Franca rikthen masat e COVID-19 pas rritjes të infeksioneve në vend

Nga e Mërkura, populli francez do të jetë i detyruar që të respektojë rregullat e reja të vendosura nga shteti për të mbajtur nën kontroll përhapjen e koronavirusit.  

Sipas rregullave të reja njerëzit do të jenë të detyruar të tregojnë një test negativ ose një vërtetim vaksinimi për të hyrë nëpër bare, restorante, qendra tregtare dhe kinema. 

Masa vijnë ditë pasi Ministri i Shëndetësisë, Oliver Veran njoftoi më shumë se 18,000 infeksione në një ditë. Krahasuar me m pak se 7,000 rastet e javës së kaluar, ekspertët kanë frikë që varianti Delta mund të ketë arritur në vend. 

"Ne nuk e kemi parë kurrë diçka të tillë" tha i tha Ministri i Shëndetësisë, Asamblesë Kombëtare, duke thënë situata mund të përkeqsohej për pak ditë nëse shteti nuk do të vendoste masa të menjëhershme, gjë që detyroi Presidentin Emmanuel Macron që të deklaronte planet për lejet shëndetësore dhe vërtetimet e vaksinave në vend.

 

News24 Livestream