Home > BOTA

Florida: Mbaron kërkimi në rrënojat e ndërtesës / nuk u gjet asnjë njeri i gjallë

Florida: Mbaron kërkimi në rrënojat e ndërtesës / nuk u

Zjarrëfikësit e skuadrës së shpëtimit të Floridas deklaruan që kërkimi i tyre për për trupat në rrënojat e ndërtesës që u shemb në Florida mori fund.

Sipas statistikave të shtetit, të paktën 97 njerëz u vranë pasi godina 12-katëshe. Champlain Towers South, u shemb në orët e para të 24 qershorit. 

Pas një muaji kërkimi nëpër mbeturinat dhe rrënojat e ndërtesës, ekipet e shpëtimit thonë se vetëm një viktimë ka ngelur e pagjetur. Fatkeqsisht asnjë njeri nuk është tërhequr i gjallë nga rrënojat e katastrofës.

Më 7 korrik autoritetet deklaruan që misioni i kërkim-shpëtimit ishte transformuar në një mision "rikuperimi", gjë që tregonte shkallën e vdekjes në vend. Ekipet e shpëtimit punuan përmes 13,000 tonë betoni të thyer por pavarësisht përpjekjeve të tyre asnjë njeri i gjallë nuk mund të rikuperohej nga ndërtesa.

Pas përfundimit të operacioneve, zyrtarët falenderuan zjarrfikësit, të cilët punuan me orare 12 orëshe dhe temperaturave të larta të valës tropikale të Floridës. 

News24 Livestream