Home > BOTA

Egjipti dhe Sudani i kërkojnë Etiopisë që të negociojë "seriozisht" mbi digën e lumit Nil

Egjipti dhe Sudani i kërkojnë Etiopisë që të

Sudani dhe Egjipti ranë dakord që të bashkëpunojnë për të nxitur Etiopinë që të negociojë ndërtimin e digës së saj mbi lumin Nil, lumi më i madh në botë. Diga e Etiopisë është një projekt ambicioz që do të ndihmojë në zhvillimin e vendit duke furnizuar shtetin dhe popullin me energji elektrike të pastër. 

Por për të bërë këtë, diga do të bllokonte rrjedhën e ujit të lumit Nil, duke krijuar probleme për ekonominë dhe popullsinë e Egjiptit dhe Sudanit të cilat janë të varura nga lumi Nil për 98% e ujit të tyre të pijshëm. 

Deri më tani bisedimet midis Etiopisë, Egjiptit dhe Sudanit kanë vazhduar për më shumë se 1 vit, të inkurajuara nga Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Bashkimi Afrikan. Por deri më tani shtetet nuk kanë arritur të zgjidhin mosmarrëveshjet mbi ndërtimin dhe kontrollin e digës, gjë që ka çuar në kërcënime ushtarake nga Egjipti dhe Sudani kundër Etiopisë. 

Egjipti dhe Sudani i kanë bërë thirrje Etiopisë që të vazhdojë negociatat për të gjetur një zgjidhje, në mënyrë që të shmangin një "krizë historike". Por për momentin Etiopia nuk ka dhënë asnjë përgjigje ndaj kërkesave të dy shteteve fqinje. 

News24 Livestream