E rëndë në Francë/ I qëlluar me thikë dhe i vendosur brenda një valixheje, gjendet i pajetë në koshin e plehrave 10-vjeçari, nëna e tij e dyshuara kryesore

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Francë. Një fëmijë 10-vjeçar është gjetur i vdekur brenda një valixheje. Trupi i fëmijës i vendosur në valixhe ishte hedhur në një kosh plehrash. Ndërkohë e dyshuara kryesore nga policia për këtë ngjarje është nëna e 10-vjeçarit.
33-vjeçarja është zhdukur dhe është në kërkim nga policia , ndërsa brenda shtëpisë ku jetonin janë gjetur gjurmë gjaku.
Sakaq denoncimin në polici për zhdukjen e 10-vjeçarit dhe nënës së tij është bërë nga bashkëshorti i 33-vjeçares.
Menjëherë pas denoncimit, policia dhe ekipi i zjarrfikësve kanë nisur kërkimet.
Pas disa orësh zyrtarët gjetën një valixhe ku ishte edhe fëmija i vdekur, cili kishte plagë të shumta që dyshohet se janë bërë me thikë.
Megjithatë pritet autopsia për të përcaktuar shkakun e vdekjes . Ndërkohë 33-vjeçarja është larguar nga shtëpia pa marrë sendet e saj.
Hetimet ende vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa çifti kishte nisur procesin e divorcit, por ende jetonin bashkë.
Un enfant retrouvé mort dans une valise en Seine-et-Marne pic.twitter.com/J8gZL2ywVo
— BFMTV (@BFMTV) January 28, 2022
Artikuj të tjerë:
Flash News
23:09 / Berisha: Përulje e mirënjohje për të gjithë ata që votuan sot
23:09 / Berisha: Do bëj gjithçka qe ëndrrat e shqiptarëve të bëhen realitet
23:09 / Berisha: Ky besim është një detyrim i madh për mua
23:09 / Berisha: Anëtarët e PD-së janë njerëz te idealeve te larta
23:09 / Berisha: Anetaret e PD-së janë njerëz te idealeve te larta
23:09 / Berisha: Misioni ynë të shpëtojmë Shqipërinë