Home > BOTA

E kërkonin në Gjermani, kampervani i vjedhur shfaqet në Sarandë, telashe për pronarin e servisit: Një plak ma solli ta lyej me bojë!

E kërkonin në Gjermani, kampervani i vjedhur shfaqet në

Një histori e çuditshme është ajo e ndodhur në Sarandë ku shtetasi B. Muho është proceduar nga policia, pasi në servisin e tij është gjetur një kampervan i grabitur nga pronarët e vërtetë në Gjermani.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin B. M., 37 vjeç, pasi dyshohet se ka trafikuar automjetin e markës “Fiat”, i cili rezulton i vjedhur në Gjermani. Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.

Burime për BalkanWeb bëjnë me dije se Muho ka deklaruar në polici se një i moshuar ia ka lënë në servis kampervanin, në mënyrë që të punonte mbi të për realizimin e lyerjes me bojë.

6c6102c0 312a 4aa0 9eb0 16fb43020121
6c6102c0 312a 4aa0 9eb0 16fb43020121
6c6102c0 312a 4aa0 9eb0 16fb43020121
6c6102c0 312a 4aa0 9eb0 16fb43020121

Flash News

News24 Livestream