Home > BOTA

“Dilni menjëherë nga ndërtesa”, alarm në zyrat e BBC, ndërpritet programi i mëngjesit  

“Dilni menjëherë nga ndërtesa”, alarm në zyrat e

Programi i sotëm BBC -së në Radio 4 u ndërpre, pas rëniet së alarmit se punonjësit duhet të largoheshin menjëherë nga ndërtesa.

“Ju lutemi dilni menjëherë nga ndërtesa nga dalja më e afërt,” ishte alarmi që ndërpreu sot programin e mëngjesit të BBC-së. “Ne kemi një alarm të vogël këtu,” u tha Nick Robinson dëgjuesve.

Programi u kthye në transmetim rreth 20 minuta më vonë. Robinson postoi në Twitter një foto të tij dhe Martha Kearney jashtë studios me mbishkrimin: “Emergjenca përfundoi. Tani jemi kthyer në studio.”

Ndërkohë, nuk është qartë se çfarë e shkaktoi alarmin. 

Flash News

News24 Livestream