Home > BOTA

Botës i shtohet edhe një republikë, ky është vendi që shpalli pavarësinë

Botës i shtohet edhe një republikë, ky është vendi

Barbadosi është bërë republika më e re në botë. Pushteti, është dorëzuar të hënën në mesnatë me anë të një ceremonie zyrtare, ku i pranishëm ishte edhe Princi Charles.

“Krijimi i kësaj republike ofron një fillim të ri. Nga ditët më të errëta të së kaluarës sonë dhe mizorisë së tmerrshme të skllavërisë, që e njollos gjithmonë historinë tonë, njerëzit e këtij ishulli e shtruan rrugën e tyre me guxim të jashtëzakonshëm”, tha ai.

Kujtojmë se ishulli Barbaods, e mori vendimin për t’i ndërprerë lidhjet me monarkikë britanike vitin e kaluar, ku kryeministrja, Mia Mottley, e cila e udhëhoqi ceremoninë, tha se ka ardhur koha që Barbadosi ta lërë plotësisht prapa të kaluarën koloniale.

Barbadosi është një ishull i vogël që shtrihet në lindje të Karaibeve dhe në veri të Amerikës Jugore, jo shumë larg Venezuelës.

Një nivel të caktuar të sovranitetit e ka pasur që nga viti 1966, kur edhe është anëtarësuar në Kombet e Bashkuara.

Ishulli ka sipërfaqe prej 439 kilometrash katrorë dhe sipas vlerësimit të vitit 2019, ka rreth 287 mijë banorë. Shumica e popullsisë kanë prejardhje afrikane. Barbadosi njihet si destinacion i popullarizuar turistik.

Flash News

News24 Livestream