Home > BOTA

“Bota nuk duhet të futet në panik”/ Shkencëtarja e OBSH-së: Duhet të përgatitemi

“Bota nuk duhet të futet në panik”/ Shkencëtarja e

“Bota nuk duhet të futet në panik për variantin e ri Omicron, por pavarësisht duhet të përgatitet”. Kjo është deklarata e bërë nga shkencëtarja kryesore e OBSH-së, Soumya Swaminathan gjatë ditës së sotme në një konferencë për mediat.

Ndër të tjera ajo tha se situata tani ishte shumë e ndryshme nga një vit më parë. Sipas BBC, raportet sugjerojnë se Omicron është gjetur në afër 40 vende.

Është ende e paqartë nëse varianti me mutacion të lartë është më i transmetueshëm ose më i aftë për t’iu shmangur vaksinave.

Të dhënat e hershme të raportuara nga shkencëtarët në Afrikën e Jugut, ku varianti u zbulua për herë të parë, sugjerojnë se Omicron mund të shmangë njëfarë imuniteti ndaj Covid-19 , megjithëse ekspertët paralajmërojnë se analiza nuk është përfundimtare.

Dr Sëaminathan tha në konferencën e Reuters NEXT se varianti ishte “shumë i transmetueshëm”, duke cituar të dhëna nga Afrika e Jugut, dhe tha se mund të bëhet lloji dominues në mbarë botën, megjithëse kjo është e vështirë të parashikohet.

Flash News

News24 Livestream