Home > BOTA

“Babai i saj ka qenë i dënuar për trafik droge”, Giorgia Meloni i kundërpërgjigjet gazetares, ngre padinë e parë pa marrë ende detyrën

“Babai i saj ka qenë i dënuar për trafik droge”,

Pa marrë ende detyrën e saj si kryeministrja e parë femër në Itali, Giorgia Meloni ka bërë gati padinë për një gazetare.

Ka qenë vetë Meloni që ka bërë të ditur se do të padisë gazetaren e “la Repubblica”, Rula Jebreal për shpifje. Kjo e fundit në një status kushtuar Melonit, kishte pohuar se babai i saj ka qenë i dënuar për trafik droge.

“Gjatë fushatës së saj elektorale, GiorgiaMeloni, Kryeministre e re e Italisë, promovoi një video përdhunimi që nënkuptonte se azilkërkuesit janë kriminelë që duan të zëvendësojnë të krishterët e bardhë. Ironikisht, babai i Melonit është një trafikant famëkeq droge/kriminel i dënuar që kreu dënimin në një burg spanjoll”, shkruan gazetarja në Twitter. Ndërkohë, kandidatja për kryeministre pohoi se kishte ndërprerë marrëdhëniet me të atin kur ishte 11 vjeçe, deri sa vdiq.

POSTIMI I PLOTË
Takti i shtypit italian që tregon për hallet e babait tim, që në titujt e tij nënçmues nuk ka një element themelor.
Të gjithë e dinë se babai im vdiq kur unë isha pak më shumë se një vjeç.
Të gjithë e dinë që zgjodha të mos e shoh më në moshën njëmbëdhjetëvjeçare.
Të gjithë e dinë se nuk kam pasur më kontakte me të derisa ai vdiq. Mesa duket ndër shumë gjëra që nuk vlejnë për mua është edhe thënia “mëkatet e babait nuk bien mbi fëmijët”.
Ps. Zonja Jebreal, shpresoj se do të jeni në gjendje t’i shpjegoni gjyqtarit se kur dhe ku e kam bërë deklaratën që më atribuoni.

Flash News

News24 Livestream