Home > BOTA

Arrestohet hakeri i famshëm britanik i Twitter në Spanjë

Arrestohet hakeri i famshëm britanik i Twitter në Spanjë

Policia spanjolle ka arrestuar 22 vjeçarin britanik, në lidhje me piraterinë e 130 llogarive të Twitter, përfshirë profilat e lartë si ai i Elon Musk, ish-presidenti amerikan Barack Obama dhe Kayne West.

Hakerai morri kontrollin e llogarive dhe dërgoi një seri tweetesh duke i thënë njerëzve që të transferonin paratë e tyre në një kriptomonedhë specifike, Bitcoin.

I akuzuar gjithashtu për hakimin e TikTok dhe SnapChat, Joseph O"Connor përballet me akuza për komplot dhe për hyrjen nëpër kompjutra të tjerë paautorizim. 

 

News24 Livestream