Home > BOTA

Anglia do të heqë nga përdorimi certifikatën e vaksinimit/ Ja kur pritet të eliminohet “greenpass”

Anglia do të heqë nga përdorimi certifikatën e vaksinimit/

Certifikata e vaksinimit, e cila njihet ndryshe si greenpass, pritet të eliminohet nga Britania e Madhe.

Mediat britanike raportojnë se certifikata e vaksinimit mund të hiqet nga përdorimi më 26 janar, kur pritet të komunikohen masat e reja anti-Covid.

Kujtojmë që aktualisht greenpass kërkohet për hyrjet në evente ku ka grumbullime njerëzish, si pub-e e diskoteka.

Ministri i Shëndetësisë, Sajid Javid, u shpreh se mezi pret të heqë certifikatën e vaksinimit që u miratua vetëm me votat e opozitës laburiste, që shprehën hapur kundërshtinë ndaj kryeministrit Boris Johnson.

Pritet të mbetet në fuqi mbajtja e maskave në transportin publik dhe dyqane. Po ashtu do të merret në konsideratë mundësia e heqjes së punës nga shtëpia.

Shifrat e infektimeve të reja në Britaninë e Madhe janë në rënie, po ashtu edhe shtrimet në spitale.

Flash News

News24 Livestream