Home > BOTA

Anglia dhe Franca bien dakord për të ndaluar kalimin e imigrantëve

Anglia dhe Franca bien dakord për të ndaluar kalimin e

Franca ka deklaruar që do të dyfishojë numrat e policëve detarë që po patrullojnë zonën detare të saj më Mbretërinë e Bashkuar për të ndaluar numrin e imigrantëve që po kalojnë Kanalin e Anglisë, sipas një marrëveshje të re me Mbretërinë e Bashkuar.

Kjo marrëveshje midis Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar vjen pasi totali njerëzve që kanë kaluar kanalin gjatë gjysmës së parë vitit 2021 ka kaluar totalin e njerëzve që arritën në Britani në vitin 2020.

Mbretëria e Bashkuar do të paguaj më shumë se 54 milionë paund për të siguruar që France të mos lelojë imigrantët e paligjshëm që të kalojnë kanalin. 

Kufiri detar midis Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar është po aq i madh sa kufiri midis Teksasit dhe Meksikës me ndryshimin që kufiri franko-britanik është një kufir detar, gjë që sjell në një fluks të madh të imigrantëve dhe refugjatë që përpiqen të kalojnë përmes Francë për në Britani dhe që detyron një buxhet të madh pasi një zonë kaq e madhe detare është e vështirë të kontrollohet.

News24 Livestream