Home > BOTA

Aneksimi i territoreve të Ukrainës nga Putin, Berisha: PD nuk do ta njohë vendimin e Rusisë! Ndërkombëtarët të dëgjojnë zërin e Zelenskyt

Aneksimi i territoreve të Ukrainës nga Putin, Berisha: PD nuk do ta

Kreu i PD Sali Berisha, në një komunikim për mediat është ndaluar tek sulmet ruse në Ukrainë dhe aneksimi i Rusisë të territoreve të Ukrainës.


“Diktatori Vladimir Putin ka vendosur të shpallë sot aneksimin pas agresioni barbar të katër porvonaceve të një vendi të pavarur të Ukrainës”, tha Berisha.



Gjatë fjalës së tij Berisha shtoi se ky është një akt barbar.

“PD deklaron se nuk do të njohu kurrë vendimin e Rusisë, nesër në pushtet dhe i bën thirrje komunitetin ndërkombëtar të dëgjojë zërin e presidentit Zelensky dhe ta përjashtojë Rusinë nga Këshilli i Sigurimit. Krahinat e aneksuara kurrë nuk do të njihen, por kjo nuk mjafton. Ai duhet të ndëshkohet në mënyrë shembullore botërisht për këtë akt në dhunim flagrant të ligjit ndërkombëtar”, shtoi Berisha.

Flash News

News24 Livestream