Home > BOTA

Amerika do të vendosë sanksione të reja mbi Rusinë për trajtimin "ç'njerëzor" të Alex Navalny

Amerika do të vendosë sanksione të reja mbi Rusinë për

Të dielën këshilltari i sigurisë kombëtare, Jake Sullivan deklaroi që qeveria amerikane do të vendoste sanksione të reja mbi Rusinë për trajtimin "ç'njerëzor" ndaj Alex Navalny.

"Ne jemi duke përgatitur një listë të re sanksionesh kundër Rusisë" tha Sullivan gjatë emisionit "Shteti i Bashkimit" të CNN. "Ne do të tregojmë që jemi në gjendje të ndëshkojmë Rusinë, për ndërhrjet në zgjdhje, për sulme kibernetike të Solar Winds dhe për trajtimin çnjerëzor ndaj Alex Navalny." 

Alex Navalny është aktualisht në burg, dhe thuhet se është në një gjendje shëndetësore shumë të rëndë. Kritiku i Kremlinit u arrestua në Janar për shkak të shkeljeve të një lirimi me kusht në një rast përvetësimi në vitin 2014. 

Sullivan tha se lista e re e sanksioneve do të hynte në fuqi së shpejti duke thënë- " Sanksionet e reja do të hyjnë në fuqi kur ne të sigurohemi që kemi bërë zgjedhjet e duhura. Pas kësaj ne do të vendosim sanksione të mëtejshme në lidhje me armët kimike". Sanksionet konsiderohen një "sinjal politik" që tregon që takimi e Joe Biden me Presidentin rus Vladimir Putin nuk arriti të përmirësonte marrëdhëniet midis dy shteteve.

News24 Livestream