Home > BOTA

All Star Game edhe në futboll, ideja e Todd Boehly fillon të “ngacmojë” klubet

All Star Game edhe në futboll, ideja e Todd Boehly fillon të

All Star Game në futboll mund të bëhet shpejt realitet. Ideja e hedhur pak kohë më parë nga presidenti i ri i Chelsea, Todd Boehly bezdisi jo pak aktorët, Jurgen Klopp e kritikoi ashpër, kjo për shkak të kalendarit shumë të ngjeshur. Ndryshe nga Klopp apo shumë trajner të tjerë, kjo ide e Boehly pëlqehet nga shumë klube, kjo për një arsye shumë të thjeshtë, do ishte një mundësi e shkëlqyer për të fituar më shumë para.

Sipas The Times, kjo ide mund të fitojë më shumë kuota në një të ardhme të afërt pasi edhe kampionate të tjera si Liga, Serie A, Bundesliga mund ti bashkohen idesë së Boehly. Sigurisht nuk është e qartë se ku, kur dhe si mund të luhen ndeshjet e këtij turneu, një opsion është që të luhen gjatë pauzës dimërore ose gjatë verës. Sigurisht për momentin është thjesht një ide, por kur bëhet fjalë për të fituar më shumë para, është e sigurt që merret në konsideratë nga pronarët e klubeve apo nga presidentë të ligave.

Për të ngacmuar më shumë ketë ide, Times ka përpiluar edhe 11 ideale të disa kampionëve:

Premier League: Allison; James, Ruben Dias, Thiago Silva, Zinchenko; De Bruyne, Rice, Rodri; Salah, Haaland, Luis Diaz.

Serie A: Maignan; Di Lorenzo, Skriniar, Bremer, Spinazzola; Brozovic, Milinkovic-Savic; Chiesa, Dybala, Leao; Osimhen.

Liga: Courtois; Koundé, Militao, Gimenez, Alaba; Modric, Busquets, Pedri; Benzema, Lewandowski, Vinicius.

Bundesliga: Sommer; Frimpong, De Ligt, Gvardiol, Davies; Kimmich, Bellingham; Gnabry, Musiala, Mané; Nkunku.
(BalkanWeb)

Flash News

News24 Livestream