Home > BOTA

Alex Navalny transferohet në një koloni të fshehtë në Rusi

Alex Navalny transferohet në një koloni të fshehtë në

Figura e opzitës ruse Alex Navalny është transferuar nga një qendër paraburgimi në një koloni penale. Vendodhja e kolonisë penale nuk u tregua, por Alexander Kalashnikov i shërbimit të burgjeve federale ruse u tha gazetarëve: "Sipas vendimit të gjykatës, ai u largua atje ku duhet të ishte aktualisht. Gjithçka bëhet brenda kornizës së ligjit dhe legjislacionit aktual." Ai shtoi që Navalny do të mbahej në kushte absolutisht normale. Por këto deklarime u pritën me dyshime të rënda nga familjarët e Navalny't.

Vladim Kobzev, një nga avokatët e Navalny, i tha CNN të Premten që ai nuk e dinte ende vendndodhjen e klientit i tij. Ai tha se sipas ligjit rus, institucionet e shtetit kanë deri në 10 ditë kohë për të informuar familjen e të burgosurit se ku është transferuar familiari i tyre. Ai shtoi që disa koloni mund të jenë në skajet më të largëta të Siberisë, në afërsi me Kinën ose me Alaskën. Për më tepër kushtet e këtyre burgjeve konsiderohen të jenë nga më të këqijat. Shembulli më i ri ishte ai Mikhail Khodorkovsky. Pasi u lirua nga burgu në 2013 ai i tregoi mediave që ishte goditur me thikë në fytyrë kur ishte në burg nga një i burgosur tjetër. " Jam një njeri me fat. Kur ai më sulmoi ai u përpoq të godiste syrin, por kapi hundën time" u shpreh Mikhail. Për më tepër ai përshkroi kushtet e rënda të kolonisë. Ai tha se njerëzit flinin në kazerma, 50 deri në 100 veta në të njëjtën dhomë. Ai foli gjithashtu për rojet e burgut të cilët e akuzonin atë vazhdimisht për "shkelje të sjelljes" për të parandaluar seancat e tij të lirimit me kusht dhe për ta dënuar atë në qelitë e izoluara.

Deri më tani vendodhja dhe kushtet e Alex Navalny't janë të panjohura, gjë që frikëson familjarët dhe aleatët e tij.Rusia njihet për shkeljet e shumta të të drejtave të njeriut si dhe për situatën e dhunshme të burgjeve.

News24 Livestream