Home > BOTA

Aksident tragjik në Meksikë, përplaset autobusi, të paktën 19 të vdekur dhe 30 të plagosur

Aksident tragjik në Meksikë, përplaset autobusi, të

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në Meksikë, ku 19 pasagjerët e një autobusi kanë ndërruar jetë. Sipas mediave të huaja, bëhet e ditur se kanë mbetur të plagosur edhe 30 pasagjerë të tjerë.

Bëhet me dije nga mediat vendase se autobusi ishte duke transportuar pelegrinët nga shteti Michoacan për në shenjtëroren e Chalma, 50 kilometra nga Mexico City.

Sipas informacioneve nga autoritetet autobusit i janë këputur frenat dhe shoferi nuk ka munduar të shmangë përplasjen me një ndërtesë. Ndër të tjera njoftohet se viktima janë bllokuar në llamarina, ndërsa të plagosurit po transportoheshin në spitalet e afërta me autoambulanca dhe dy helikopterë.

Viktimat ishin duke shkuar në pelegrinazhin fetar në kohën që afrohet 12 dhjetori, dita e Virgjëreshës së Guadalupe, teksa mësohet se Chalma ishte një vend i shenjtë në periudhën parahispanike

Flash News

News24 Livestream