Home > BOTA

Testohet "bisha" amerikane, aeroplanmbajtësi më i avancuar në botë

Testohet "bisha" amerikane, aeroplanmbajtësi më i avancuar

Flota amerikane ka kryer stërvitje ushtarake me aeroplan-mbajtësin e saj të ri të quajtur Ford. Aeroplan-mbajtësi i ri konsiderohet një anijet luftarake më të avancuar në botë dhe fuqia e saj tronditi vetë ushtarakët gjatë stërvitjeve.

Stërvitjet ushtarake u kryen në Bregun Lindor të Shteteve të Bashkuara, brenda një zone të kufizuar që i përputhet planit për ruajtjen e mjedisit, duke respektuar modelet e njohura të migrimit të kafshëve detare në zonën e provës.

Ford është aeroplan-mbajtësi më i fuqishëm dhe i avancuar i marinës amerikane. Anija përfundoi një periudhë 18 mujore testimesh dhe provash, gjatë së cilës ekuipazhi përfundoi të gjithë testimin e kërkuar. Gjatë kësaj kohe anija shërbeu si platforma e vetme e Bregut Lindor për "kryerjen e kualifikimeve të transportit ajror".

Së shpejti Ford do të jetë gati për përdorim të plotë nga ushtria amerikane e cila po vazhdon të modernizojë flotën e saj në mënyrë që të frenojë ambicionet kineze dhe ruse në Polin e Veriut.

News24 Livestream