Home > BOTA

18 makina përfshihen në një aksident tragjik, vdesin 9 fëmijë dhe një i rritur

18 makina përfshihen në një aksident tragjik, vdesin 9

Një përplasje në qarkun Butler vrau të shtunën 10 persona. Një baba dhe një vajzë 9-muajshe u vranë një automjet dhe tetë viktimat e tjera ishin në automjetin Girls Ranch.

Viktimat në SUV u identifikuan si Cody Fox, 29 vjeç dhe Ariana Fox. Cody Fox mbeti i vdekur në vend, ndërsa Ariana vdiq në Qendrën Rajonale Mjekësore në Greenville.
 
17 automjete u përfshinë  në përplasje, 7 nga të cilat morën flakë. Përveç Fox dhe vajzës së tij, viktimat e tjera ishin një 3-vjeçar, një 8-vjeçar, një 12-vjeçar, një 14-vjeçar, një 15-vjeçar, dy 16-vjeçarë dhe një 17-vjeçar. Të gjithë të miturit ishin nga Alabama dhe mbetën të vdekur në vendin e ngjarjes.

Hetimi i kësaj ngjarjeje tragjike është një nga përgjegjësitë më të vështira të Agjencisë së Zbatimit të Ligjit në Alabama, u shpreh sekretari i ALEA-s për zbatimin e ligjit Hal Taylor.
 
Dje, ishte një ditë jashtëzakonisht trishtuese për shtetin e Alabamas pasi 10 jetë humbën tragjikisht në një ngjarje të tmerrshme. Unë do të doja të shprehja ngushëllimet e mia më të sinqerta për miqtë dhe familjet e njerëzve të dashur të humbur në përplasjen e tmerrshme të së Shtunës, si dhe mirënjohjen time për të gjithë ata që u përgjigjën dhe vullnetarëve të parë që shpejt dhe me guxim dhanë ndihmën e tyre. Ishte një ngjarje e vështirë dhe e paimagjinueshme për shumë njerëz.

News24 Livestream