Mësimi online, eksperti për Arsimin Ndriçim Mehmeti: Sistem i dështuar, studentët do marrin karton që nuk iu vlen në punë

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, eksperti për Arsimin dhe Bashkëhartues i PD për Arsimin Ndriçim Mehmeti ka folur për mësimin online, sa funksional është dhe vendimin e fundit të Komitetit Teknik të Ekspertëve që shkollat e mesme në 10 bashki që janë cilësuar si me rrezikshmëri të lartë, të kalojnë në skenarin e tretë, pra të bëjnë mësimin online.
“Komiteti i Ekspertëve Teknik i cilëson si zonë e nxehtë, nuk e kuptoj deklaratën e ministres së Arsimit Evis Kushi me zgjatjen e sezonit të provimeve me 45 ditë. Me këtë deklaratë kanë dështuar dhe po dështojnë. Nuk mund t’ja ngarkosh gjithë barrën shkollave, universitetit, se për çfarë është Minisria e Arsimit? Sipas vendimeve të këtyre, i bie që të pregatitemi që shkolla e lartë të mbyllet në gusht. Në universitetin e Durrësit ka mjedise të mëdha ku mund t’i akomodojnë studentët dhe të zhvillohet mësim në auditore. Pse studentët e Arteve që bëjnë mësim pothuajse individual, si mund të mbyllen në mënyrë ketegorike të gjitha shkollat? Matura dhe klasa e 11 është problem. Çfarë do bëjnë këta? Po shkollat profesionale, as kryeministri që e kishte qef nuk flet më. Nuk janë marrë masa që në fillim, nuk ka buxhet. Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit të Kosovës, ka trajtim onlinedhe buxhet 12.5 mln euro. Kanë blerë tableta në përdorim të shkollës dhe ju jepen nxënësve për ndërveprim. Plani ynë prej 5 pikash u hodh poshtë, kërkuam si Kosova tamponimin e të gjithë mësuesve. Sot kur je pa plan nuk ke çfarë më thua mua të bëj. As maska, as dezinfektantë falas për mësuesit, janë rreth 600 mijë staf në shkolla. Universiteti i Durrësit është i kushtëzuar nga praktika, ka programe 2 vjeçare dhe në fund studentët do marrin një karton që nuk do t’i vlejë në punë. Po ashtu, një pjesë e fëmijëve janë bërë pjesë e bullizmit, nga mungesa e celularit, internetit”-tha eksperti për Arsimin dhe Bashkëhartues i PD për Arsimin Ndriçim Mehmeti.
Artikuj të tjerë:
Flash News
17:00 / Meta: Mos cenoni fitimin e gradave të ushtarakëve me ndërhyrje
16:59 / Meta: Ndryshimet ligjore cenojë piramidën e drejtimit në FA
16:58 / Meta: Ligji cenon meritokracinë në Forcat e Armatosura
16:57 / Meta: Përmirësoni trajtimin financiar të ushtarakëve
16:56 / Meta: Ligji nxit idenë e gabuar se gjen punë dhe 'pa shkollë'
16:55 / Meta kthen ligjin 'Për karrierën ushtarake në FA'
16:55 / Meta: Ndryshimet ligjore cenojë piramidën e drejtimit në FA
16:55 / Meta: Ligji cenon meritokracinë në Forcat e Armatosura
16:55 / Meta: Përmirësoni trajtimin financiar të ushtarakëve
16:55 / Meta: Ligji nxit idenë e gabuar se gjen punë dhe ‘pa shkollë’
16:55 / Meta kthen ligjin ‘Për karrierën ushtarake në FA’
15:07 / Presidenti Meta: Qëllimi i këtij ligji është kryerja e disa ndryshimeve
15:06 / Meta: Qëllimi i këtij ligji është kryerja e disa ndryshimeve
15:06 / Presidenti Meta dekreton ligjin 'Për Kryqin e Kuq Shqiptar'
14:21 / Shijak, E.G. është arrestuar kur po vidhte një makinë