Home > Alert Lajmet

Eksperti i bujqësisë bën deklaratën e fortë: Produkte të rrezikshme importohen kontrabandë në vendin tonë



I ftuar në emisionin “Alert”, në News24, nga Granit Sokolaj, eksperti i bujqësisë, Ilir Pilku, foli për nevojën e rishikimit të ligjeve në bujqësi dhe problemin e importimit të mallrave kontrabandë, si sulfiri, i cili ka 15 vite që është hequr nga Bashkimi Europian.

“Ligji ka nevojë për një rishikim, buka duhet të jetë në të njëjtin nivel me proteinën e miellit, 12% e lartë. Si shumë ligje të tjera në bujqësi, kanë nevojë për një rishikim më të mirë. Duhen kontrolle në industrinë e qumështit, përbërjen e vajit të palmës dhe shtesat që buka sot ka, sa janë normativat e lejueshme, çfarë janë ato ngjyrues që përdorin. Shpresoj që ligji i ri i bukës t’i shqyrtojë për të patur në tryezë një bukë sa më të shëndetshme. Në hartimin e ligjeve duhet të marrim parasysh mendimin e aktorëve të fushës, zakonisht ajo që ka ndodhur në 30 vite është se grupet e interesit kanë ndikuar jopozivitisht në hartimin e ligjeve për interesa të caktuara. Të marrim ekspertizë nga ndërkombëtarë të mirë pasi janë të rëndësishëm për konsumatorin.

Çdo operator biznesi duhet të ketë të ndërtuar sistemin e HACCP, në 90% të rasteve skedat nuk mbushen, si vjen furnizimi i produktit, nga vjen, ruajtja, temperaturat, dalja e produktit, pra skeda teknologjike e çdo prodhimi qoftë për ëmbëlsirë apo bukë. Nëse inspektori i kontrollon në mënyrë rigoroze do të kemi rezultat më të mirë. Problem mbetet zbatimi i atyre që shkruhen, pasi fermerët nuk kanë si ta marrin informacionin. Nuk kemi website, nga do e marrin informacionin. Para 3 javësh kishim një problematikë për eksportet tona, karenca ishte 14 ditë, fermerët ishin udhëzuar për 7 ditë, nuk e kemi mirë këshillimin. Është rritur lënda e parë, por çmimi i grumbullimit është ulur. Kosto e prodhimit është rritur me 20-30%, ndërsa industria i ka ulur çmimin fermerit për lëndën e parë, është përqasje jo e duhur. Nga laboratorët e akredituar më ka dalë sufiri që ka 15 vite që është hequr nga BE. Sulfiri përdoret në Brazil për palmat, vjen kontrabandë tek ne, duhet ta ndalojmë”-deklaroi eksperti i bujqësisë Ilir Pilku.

Flash News

News24 Livestream